Disa nga zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit, kanë paraqitur dorëheqjen, e cila nismë e le pa bashkëpunëtorët me përvojë, Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson.
Siç shkruan “Washington Post”, ata nuk duan të punojnë në administratën e Presidentit, Donald Trump.
Kurse Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se administrata e ish-Presidentit amerikan Barak Obama në koordinim me administratën e Presidentit Donald Trump, kërkoi që zyrtarët politikë të ofrojnë dorëheqje./KosovaPress/