ShowBiz

Dora Muji, debuton në Fashion Show në Halifax të Kanadasë

Dora Muji, debuton në Fashion Show në Halifax të Kanadasë

Bukuria egzotike me një shtat të hedhur si Alpet Shqiptare, ka ecur me hapa të sigurt dhe krenare në tepihun e kuq të Fashio SHow që po mbahej në Halifax të Nova Skocia të Kanadasë.

Dora Muji, është vetëm 17 vjeçare vajza e familjes Muji, shqiptarë nga Kosova që emigruan në Kanada gjatë luftës së vitit 1999.Ajo është nxënëse e klasë së 13-të shkollës së mesme ndërkohë që është duke studiuar në dy shkolla të vallëzimit.“Më pëlqen Jazz-i, Hip Hopi, baleti por mësimet e shkëlqyera nuk i kam lanë anash”, thotë Dora, para gazetarëve që po interesoheshin për biografinë e saj.

“Do përfundojë shkollën e mesme dua të nisë studimet, modelimi do jetë përkushtim dhe sakrificë. Jam angazhuar edhe si trajnuese e fëmijëve ne Hip Hop në Merytime Danc Accademy në Halifax”, thotë Dora, duke treguar me krenari dhe mburrje prejardhjen e saj shqiptare nga Kosova.

Prindërit e Dorës, Meliha Konjuhi dhe Çun Muja( Nijazi Sh. Muji), shprehen të jenë krenar për sukseset vajzës së tyre.“Ajo është flamuri i shtëpisë dhe urojmë të jetë e bekuar të ecën mbarë, këtë e urojmë të gjithë edhe Vesa edhe Dielli, Mali, dhe Lemba”, thonë ata. /xlpress.tv