Rajon & Botë

Donald Trump zotohet: Në orën e parë në zyre, do t’i dëboj nga ShBA miliona njerëz që s’kanë dokumente

Kandidati republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, është zotuar përsëri se do t’i dëbojë nga ShBA personat që nuk kanë dokumente dhe se do të ndërtojë një mur në kufi me Meksikën, duke i hedhur poshtë pritjet se ai do ta zbuste qëndrimin që ka për emigracionin.

Duke folur pas një vizite në Meksikë, Trump tha gjatë një tubimi në Arizona se do të vazhdojë me planin e vet për dëbim me forcë për t’i parandaluar kalimet ilegale të kufirit dhe, siç ka thënë ai, për t’i luftuar jashtëtokësorët ilegal kriminal që veçse ndodhen në ShBA, përcjell Express.

“Do ta rimarrim vendin tonë,” tha Trump.