Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka vazhduar të tallet me pohimet e inteligjencës amerikane se hakerët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ai shkroi sot në Twitter se nëse rezultati i zgjedhjeve do të ishte i kundërti i asaj që është sot, dhe ai do të tentonte ta luante kartën “Rusia/CIA”, atëherë kjo do të quhej teori e konspiracionit, transmeton Express.
“A mund ta parafytyroni nëse rezultati i zgjedhjeve do të ishte i kundërti i asaj që është sot dhe ne do të tentonim të luanim kartën Rusia/CIA. Do të quhej teori e konspiracionit,” ka shkruar Trump.
Trump, po ashtu e ka ngritur pyetjen se pse sulmet e dyshuara kibernetike nuk u bën kaq publike para zgjedhjeve.
“Nëse nuk i zënë hakerët me pelë për dore, atëherë është e vështirë të gjesh se kush po hakeronte. Pse nuk u bë publike kjo para zgjedhjeve?” ka shkruar Trump në Twitter.
Trump tha dje se nuk i beson vlerësimit të CIA-s, se hakerët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, për t’ia mundësuar atij fitoren ndaj Hillary Clintonit.
Në një intervistë me Fox News, Trump i ka fajësuar demokratët për publikimin e lajmeve “qesharake” se Rusia qëndronte pas sulmeve kibernetike./Express/