Rajon & Botë

Donald Trump: Do ta godas fort Clinton, s’doja ta lëndoja

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do ta godasë fort kundërshtaren e tij, Hillary Clinton në debatin e ardhshëm.

Trump duke folur për debatin e parë, tha se ishte tërhequr pasi nuk donte të prekte ndjenjat e askujt. Në një intervistë për “Fox News”, ai akuzoi moderatorin Lester Holt se u tregua me i ashpër ndaj tij sesa Clinton.

Sondazhet e para ishin të ndarë për fituesin e debatit të së hënës, por sondazhet e ditëve të ardhshme pritet të japin një panoramë më të qartë. Nga përllogaritjet e para tregohet se 80 milionë amerikanë ndoqën debatin në shtëpitë e tyre.