Rajon & Botë

Donald Trump fajëson mediat pas sugjerimit për vrasjen e Hillary Clintonit

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka fajësuar mediat, pasi është akuzuar për nxitjen e mbështetësve për vrasjen e rivales së tij demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton.

Ai ka thënë se gazetarët “mashtrues” të Fox News kanë keqinterpretuar deklaratat e tij, të cilat janë dukur si sugjerim i tij se aktivistët për të drejtën për posedim të armës mund të ndalin Clintonin nëse ajo zgjidhet e para e vendit, raporton BBC.

Biznesmeni i shndërruar në politikan ka mohuar nxitjen e dhunës dhe ka thënë se vetëm ka dashur të nxisë mbështetësit e tij që të votojnë, transmeton Gazeta Express.

Deklaratat e tij të bëra të martën kanë nxitur një lumë kritikash të ashpra ndaj miliarderit nga Nju-Jorku. /Express/