Njëri nga ekspertët kryesorë të ndryshimit klimatik, Michael Mann, ka paralajmëruar sot se kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, përbën kërcënim ndaj planetit, sepse Trump-i vazhdimisht e mohon ngrohjen globale.
Profesori Mann – puna e të cilit ka treguar se si njerëzit janë shkaktari kryesor pse temperaturat në tokë janë ngritur në një shkallë të paparë, i ka ndihmuar Panelit Ndërkombëtar të Ndryshimit Klimatik të fitojë Nobelin për Paqe – ka thënë se ai dhe shkencëtarët e tjerë kanë vendosur të flasin publikisht, për shkak të “dëmit të pariparueshëm që do të shkaktohej nga një Presidencë e Trumpit antishkencor që mohon ngrohjen globale”, transmeton Express.
Trump e ka përshkruar ngrohjen globale si “gjepura dhe fabrikim”, e dizajnuar nga Kina për të minuar ekonominë amerikane, edhe pse më vonë e ka mohuar këtë gjë, duke pohuar se komentet e tij ishin shaka.