Rajon & Botë

Donald Trump e pranon se puna si president është më e madhe se që kishte menduar

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se presidenca është punë më e madhe se që ia kishte menduar më herët, sipas republikanit Newt Gingrich.

Pas takimit me Trumpin javën e kaluar, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich ka thënë për USA Today se biznesmeni miliarder ka filluar ta vlerësojë barrën e Zyrës Oval, transmeton Express.

Gingrich ka thënë: “Trump tha: ‘Kjo është një punë më e madhe se që kam menduar.’ Gjë që është e mirë. Ai duhet të mendojë kështu.”

Si president i Shteteve të Bashkuara, Gingrich ka thënë, përballesh me luftë dhe paqe, ke pushtete të mëdha, dhe përgjegjësia bie mbi ty si president dhe mbi Zyrën Oval./Express/