Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu gjatë simpoziumit për luftimin e korrupsionit në Shqipëri tregoi sesi do të kryhet procesi i pastrimit te drejtësisë në Shqipëri.
Lu theksoi se nuk do të jenë të huajt ata që do ta bëjnë reformën por nevoja dhe vullneti i shqiptarëve.
Lu “thumboi” edhe ish- kryeministrin Berisha në lidhje me Komisionin e Venecias.
Deklarata e Lu
“Gjate 3 ditëve simpozium ju keni dëgjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve nuk u luftua nga të huaj, por nga prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve. Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët.
Prandaj pyetja është si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri?
Kjo nis me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të jenë vlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokuroret vetë të pastër do përzgjedhin anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë dhe kjo do përzgjedhë SPAK, dhe prokurorët e lartë të SPAK do përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Është bërë shumë kujdes për të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe është i izoluar nga trysnitë politike.
Gjithashtu kjo do kërkojë që populli shqiptar ta vëzhgojë këtë proces me kujdes që të sigurohet që asnjë politikan, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi. I jemi mirënjohës komisionit të Venecias për këshillat e urta.
Jam dakort me doktor Sali Berishën që ka thënë se opinioni i komisionit të Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson që të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të komisionit të Venecias.
Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, është i zgjuar dhe i paepur, është i lodhur nga korrupsioni në këtë vend”. Këshilli i lartë i prokurorisë do të përzgjedhë prokurorin e strukturës së posaçme antikorrupsion dhe prokurorët e spaut do të zgjedhin anëtarët e Byrosë KOmbëtare të Hetimit.
Duhet të sigurohem që asnjë politik, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi. Populli shqiptar është i lodhur nga korrupsioni në këtë vend