Aktuale

Dom Gjergji u thotë mediave: Harruat një jetë që u fik për një kapriço reperash

Gjatë ditës së sotme paralelisht kanë ndodhur dy ngjarje të rënda vrasja e një 18-vjeçari në Pogradec dhe përleshja në Prishtinë e grupit të Noizyt OTR dhe Baba Stars.

Duket se vëmendja më e madhe u përqëndrua në ngjarjen e dytë, për të cilën mesa duket Dom Gjergj Meta ka diçka për të thënë: “Padyshim qe jeta e Noizit eshte po aq e rendesishme sa jeta e 18 vjeçarit te vrare (tashme pa jete) ne Pogradec pasditen e sotshme. Megjithate mediat i kushtojne me shume rendesi nje kapricoje reperash se sa nje jete tashme te fikur. P.S. Megjithate qetesohuni se Enca ka thene qe Noizi eshte mire …,”-shkruan Dom Gjergji në Facebook./Gazeta Express/