Doktori kryesor kërkon nga kandidatja presidenciale që t’i nënshtrohet testeve të gjakut si shkak i frikës për shëndetin e saj.
Doktori i famshëm botëror Bennet Omalu ka thënë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin mund të jetë përgjegjës për helmimin e Hillary Clinton-it, e cila ishte diagnostikuar së fundmi me pneumonia shkruan Daily Mail.
68 vjeçarja, kandidate nga radhët e demokratëve për presidente të SHBA-ve të dielën është alivanosur gjatë tubimit përkujtimor për sulmin e 11 shtatorit në kullat binjake në New York.
Doktor Bennet Omalu, një patolog i lartë i mjekësisë ligjore, shkroi në Twitter, “Unë duhet të informoj ‘fushatën e Clinton’ që të kryejnë analiza toksikologjike të gjakut të zonjës Clinton. Është e mundur që ajo është duke u helmuar. ”
Ai pastaj shtoi, “Unë nuk i besoj Putin-it dhe Trump-it. Me ata dy gjithçka është e mundur”, transmeton KosovaPress.