Luana Vjollca është një ndër femrat më të komentuara të ekranit.
Ajo njëherësh është shumë e ndjekur në rrjete sociale, vetëm në Instagram llogarit mbi 1 milion ndjekës, shkruan lajmi.net.
Për gjithë ata persona që përcjellin aktivitetet e Luanës, bukuroshja kujdeset vazhdimisht që të postojë imazhe të reja.
Së fundi, ajo postoi një fotografi në të cilën u shfaq pranë një veture, si çdo herë tejet atraktive dhe duke treguar linjat trupore.
Por, ashtu siç kritikohet shumë herë për përdorim fotoshopi, edhe kësaj radhe Luana nuk i është “ndarë” atij.
Në fotografi, vërehet një këmbë e bardhë e tjetra e zezë deri tek ndërhyrja në veturë duke e rregulluar foton.
Ky detaj duhet t’i ketë shpëtuar Luanës para se ta nxjerrë foton në Instagram, ndoshta herave të tjera Luana do të ketë më shumë kujdes për të qëndruar larg kritikave të ndjekësve. /Lajmi.net/