Në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në komunën e Vushtrrisë dhe në qytetin e Mitrovicës.
Njësitë e Doganës me këtë rast kanë kontrolluar në tri lokale të dyshuara ku edhe janë gjetur të pa licencuara 10 copë aparate për lojëra fati, 7 copë pajisje elektronike për lojëra të ndaluara, Keno, Racing Dogs dhe një pikë basti Colsseum që vepron ilegalisht në Kosovë.
Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara është rreth 18.000 euro, ndërsa ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.