Aktuale

Dogana ia merr veturën, kolegët bllokojnë rrugën për një orë

30 taksistë kanë bllokuar rrugën “Filip Vishnjica” në veriun e Mitrovicës në shenjë protestë për konfiskimin e veturës nga ana e Doganës së Kosovës.

Policia njofton se rreth orës 21:15 të së dielës protestuesit kanë liruar rrugën dhe janë shpërndarë pa ndonjë incident./KosovaPress/