Lëvozhgat e vezëve nuk duhet të hidhem poshtë. Ato kanë vlera që ne nuk mund t’i marrim me mend.
Çuditërisht, lëvozhgat e vezëve cilësore përmbajnë 27 mikroelemente esenciale kryesisht të përbëra nga karbonat kalciumi (CaCO3) një strukturë shumë e ngjashme me dhëmbët dhe kockat e njeriut.
Në testet që i janë bërë njerëzve dhe kafshëve, ka rezultuar përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e kartilazhit (ind lidhor fleksibel që gjendet tek kyçet dhe kockat). Për këtë duhet të përdorim vezë pule, rose, të ushqyera mirë.
I marrim lëvozhgat, i shpëlajmë dhe i vendosim të thahen në diell ose në furrë në temperaturë të ulët. Më pas i bluajmë me një grirëse elektrike.
Mund të konsumojmë çdo dite 3/4 ose 1 luge çaji e cila është e barabartë me 800 mg kalcium. Njëkohësisht me këtë duhet të konsumojmë edhe magnez i cili ndihmon në përthithjen e kalciumit në organizëm (nëse kalciumi nuk shoqërohet me magnez nuk ka asnjë vlerë).
Sasia e magnezit duhet të jetë e barabartë me sasinë e kalciumit. Sasia e konsumimit të tyre shkon në varësi të nevojave të organizmit dhe këshillës së mjekut. Mos harroni që konsumimi i Vitaminës D është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar në përthithjen e kalciumit nga organizmi.
Merrni vitamina D gjatë dimrit, dhe qëndroni në diell gjatë verës në orët e para të ditës (dhe jo me mbrojtës artificialë pasi bllokojnë prodhimin e Vitaminës D). Në vend të kripës së bardhë përdorni kripë të zezë (kripën e detit). Pluhuri i lëvozhgës së vezëve mund të përdoret edhe për të përgatitur pastë dhëmbësh.
Disa studiues kanadezë, kanë vërtetuar se njerëzit që përdorin lëvozhgën e vezës për larjen e dhëmbëve, kanë dhëmbë më të fortë, më të bardhë dhe smalt më të shëndetshëm.
Provoni këtë recete: ¼ filxhan kafeje me pluhur të lëvozhgës së vezës pra lëvozhgë të bluar imët) 1-3 lugë gjelle Coconut Oil (vaj kokosi) 1 lugë gjelle ose më pak sodë buke 10 pika vaj esencial rigoni dhe 10 pika mente (anti-bakteriale, anti-mykotike) Lani dhembet rregullisht me këtë pastë natyrale, nëse jeni admirues të produkteve organike dhe doni të qëndroni larg produkteve toksike.
Për lulet: Ky pluhur mund të përdoret edhe për t’u dhënë bukuri dhe shëndet luleve. Duke qene se i ushqen rrënjët me kalcium, lulet do të rriten më të shëndetshme.