Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve e jo i 1428 vendvotimeve siç ishte thënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Këtë e ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Burim Ahmetaj nga QNR.
Ahmetaj më tej tregoi se deri më tani në QNR janë rinumëruar 174 vendvotime dhe se rreth 88.22 për qind e vendvotimeve do t’i nënshtrohen procesi të rinumërimit.

