Kim Kardashian mund të bezdisë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me postimet e tepërta, megjithatë bukuroshja sigurohet që të fitojë miliona dollarë nga “fushata” që realizon.
Linja e re e parfumit të Kim Kardashian nga e diela ka arritur shtijen e 300.000 parfumeve për vetëm katër ditë.
Burimet e afërta me yllin televiziv tregojnë se të ardhurat totale për 3 aromat e reja – Bae, Ride or Die & BFF arritën shifrën prej 10 milion dollarësh. I gjith marketingu i linjës së re u bë vetëm në rrjetet sociale snapchat, instagram, facebook dhe twitter.