ShowBiz

Do bëhet nënë së shpejti, artistja shqiptare heqë dorë nga kjo gjë prej shtatzënisë

Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini është në pritje të ëmbël.
Këngëtarja nga Shqipëria, Anjeza Shahini ditë më parë dha lajmin e gëzueshëm për fansat se po bëhet nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Për këtë, Shahini arsyetoi edhe mungesën e saj në rrjetet sociale pasi po i përkushtohet me të madhe familjes.

Meqë shumë nga femrat përballen me probleme të ndryshme gjatë shtatzënisë, një sapo e zbuloi edhe Anjeza e cila tregon se ndryshim i dietës dhe zakoneve nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

“Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por duket si diçka natyrale kur ia vlen, #pakafeinë”, shkruan artistja.

Theksojmë se Anjeza i ka dhënë fund beqarisë në vitin 2015, duke u martuar me Paul Edward Conolly. /Lajmi.net/