Aktuale

DnV: Vetëm në dy vendvotimet pati vonës nga dhjetë minuta

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka njoftuar se vetëm në dy nga 72 vendvotime ka pasur 10 minuta vonesë në hapje, për shkak të vonesës së komisionerëve.

Sipas DnV-së, të gjitha materialet sensitive raportohet të janë në vendvotim. Ndërkaq nuk janë evidentuar materiale propaganduese brenda perimetrit të ndaluar prej 100 metra nga qendra e votimit.

Demokracia në Veprim u bën thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në zgjedhje për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar./KosovaPress/