Aktuale

DnV: Përleshje fizike në Graçanicë, dy arrestime në Kllokot

Koalicioni i OJQ-ve ‘Demokracia në Veprim’ ka njoftuar se në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.

Sipas DnV-së, ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar. Gjithashtu njoftohet se një anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit “Sveti Sava” në Kllokot ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë. Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e Gradanska Iniciativa për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë./KosovaPress/