Në konferencën e katërt me radhë Demokracia në Veprim (DnV), prezantoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ismet Kryeziu nga DnV tha se janë duke vëzhguar procesin e numërimit të votimeve.
Ai njoftoi se në Komunën e Deçanit, në dy qendra të votimit kanë hasur problem për të vazhduar të jenë prezent gjatë numërimit të votave atje, por që me ndërhyrjen e policisë tashmë është rregulluar çështja në fjalë.
Sipas të dhënave statistikore për rezultatet preliminare të publikuara nga DnV, prinë koalicioni PAN me 36.9 përqind, LAA me 26.2 përqind dhe e treta vjen Vetëvendosje me 24.7 përqind./KosovaPress/