Aktuale

DnV: Dy incidente gjatë fushatës parazgjedhore

Koalicioni i Organizatave jo Qeveritare Demokracia në Veprim, ka prezantuar të dhënat e procesit të fushatës parazgjedhore.

Kjo organizatë ka vëzhguar rreth 77 takime që subjektet politike i kanë pasur dhe se janë raportuar 2 raste kanë që ka pasur incidente një në Graqanicë dhe Novobërdë.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka thënë se DnV i ka të angazhuar 60 vëzhgues afatgjatë, të cilët janë duke i përcjellë takimet e partive politike në terren.

Brenda dy ditësh kanë arritur t’i përcjellin 77 takime publike nga subjekteve politike.

Në gjitha këto takime sipas tij, siguria publike për pjesëmarrje ka qenë e garantuar edhe siguruar nga Policia e Kosovës edhe qytetarët kanë mundur me marrë pjesë pa ndonjë kërcenim apo rrezik në pjesëmarrje të këtyre takimeve.

“Incidente kemi pasur në dy situata të cilat ka ndërhyrë policia dhe ka siguruar procesin më tutje. Kemi pasur në Graqanicë mes subjekteve LSL dhe LS për mos marrëveshje për shfrytëzimin e një bilbordi kr është detyruar policisë për ta mënjanuar këtë situatë. Edhe ka pasur në Novobërdë ‘Lista Srpska, e cila ka raportuar për një atmosferë të tensionuar ku nuk është pritur mirë nga qytetarët në vende të caktuara dhe ka vendos dhe ka bërë publike që Novobërdë do të zhvilloj takime të mbyllura”, tha Kryeziu.

Ai po ashtu ka treguar se në këto takime pjesëmarrja ka variuar prej 50 deri në 500 pjesëmarrës, ndërsa në gjashtë takime pjesëmarrja ka qenë mbi 1 mijë qytetarë. Ndërsa tha se në takime partitë politike në disa raste i kanë shfrytëzuar resurset shtetërore.

“Në resurset publike që janë përdor nga partitë nga 77 aktivitete në 13 aktivitete kemi parë që partitë politike kanë përdor resurse shtetërore, duke përfshirë veturat zyrtare , shërbyes civil të cilët kanë marrë pjesë në to. Gjatë kësaj kohe në këto takime , pjesëmarrja e grave në dy ditët e kësaj fushate ka arritur diku në 21 aktivitete rreth 15 përqind e kësaj. Ndërsa nga 274 burra do të thotë sa kanë folur në këto takime kanë prezantuar vetëm 72 gra përkatësisht 21 përqind gratë kanë qenë pjesëmarrëse dhe prezantuese në këto takime. Që vërehet njëfarë lloj jo barazi në garë mes burrave dhe grave. “, tha Kryeziu.

Mjellma Hapçiu-Alijaj, tha se llogaridhënia dhe transparenca financiare e partive politike ehte një kusht për demokratizimin dhe funksionimin në bazë të standardeve ndërkombëtare.

“Si rrjedhojë e kemi parë që në fillim të kësaj jave, partitë kanë nënshkruar një deklaratë për transparencë financiare të lehtësuar nga Instituti për Demokraci për Zhvillim dhe me vetë prezencën e tyre ato kanë treguar një gatishmëri për tu zotuar për pikat të cilat janë në deklaratë. Ne shpresojmë dhe presim , gjithsesi do të montojmë se sa do të zbatojnë partitë këto zotime për të cilat edhe janë nënshkruar. Gjatë javëve, muajve do të përcjellim se sa i përmbushin këto.”, tha Alijaj.

David Ondraçka , nga Transparency Internacional CZ, ka thënë se partitë politike duhet të japin llogari pavarësisht dëshirës së tyre.

“Asnjë parti apo lider politik nuk ka dëshirë që t’iu tregoj llogaritë gjatë fushatës zgjedhore por ata duhet të monitorohen dhe në fund të fundit, të mësohen me faktin se dikush i vëzhgon ata, gjë nga e cila do të përfitonte i gjithë vendi dhe procesi zgjedhor. “, tha Ondraçka.

Bazuar në monitorimin e DnV në 21 aktivitete të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët, në total numri i tyre ka shkuar mbi 300 fëmijë.

Në 16 aktivitete pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marr pjesë rreth 40 persona. Ndërsa në 16 aktivitete zgjedhore personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje. Mediat nuk kanë qenë të pranishme në 32 nga 77 aktivitetet zgjedhore të monitoruara në rang vendi, ndërsa në aktivitet në të cilat kanë marr pjesë nuk janë penguar të raportojnë lirshëm.

DnV është duke monitoruar gjithashtu përdorimin e rrjetit social Facebook nga koalicionet dhe subjektet politike që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore./KP