Aktuale

Djemtë nga Maqedonia sulmojnë femrat në Ferizaj

Dy shtetas të Maqedonisë janë arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy femra.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse, i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/