AktualeShowBiz

Dje publikoi këngën, sot Gold AG detyrohet të paraqitet në Polici

Gold AG dje ka publikuar këngën me videoklip “Shkronjat e arta”.

Reperi i njohur sipas burimeve të Indeksonline është duke u intervistuar nga stacioni policor i jugut pikërisht për këtë këngë.

“Shkronjat e arta” mban titullin ky projekt muzikor që i dedikohet UÇK, e madje trajton temën e nxehtë të mediave sociale e jo vetëm të ditëve të sotit, atë mbi deklaratat e Shkelzen Gashit.

Videoklipi është xhiruar edhe në Prekaz, tek varri Adem Jasharit e po ashtu edhe tek ai i Shkelzen Haradinaj.