Aktuale

Dje ishte kulmi i vapës, sot Kroacia po përjeton ferrin (Video)

Dje në Kroaci temperaturat arritën mbi 50 gradë, por sot ka ndryshuar totalisht.

Siç raportojnë mediat kroate, në Zagorje të Kroacisë ka pasur stuhi me reshje shiu që shkaktuan madje edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Një banor i këtij vendi ka thënë se menjëherë filloi të bjerë breshër që ngjante në topa të pingpongut.

“Gjithçka filloi papritur, ishte një stuhi e fortë dhe në tokë po binte breshër në madhësi të topave të pingpongut. Mendova se është Dita e Gjykimit”, ka thënë Dino Tuek, të cilit i është shkatërruar kopshti komplet.

Një banor tjetër ka thënë se nga breshëri i është shkatërruar tërësisht makina që e kishte në oborr.