Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 202 testimeve të kryera nga ana e Institutit.
Numri i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677 dhe aktualisht janë 1.203 raste aktive.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga sëmundja COvid-19 janë shëruar edhe 31 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425.
Kurse që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë kanë vdekur 49 persona të infekrtuar me koronavirus.