Policia ka arrestuar katër personat që dyshohet se e kanë djegur dje gjatë ditës flamurin shtetëror në Gjilan.“Policia e Kosovës njësitet hetuese përmes rrugëve operative i kanë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshimtë, ata janë intervistuar dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin për media.
“Prokurori ka urdhëruar që ndaj këtyre katër personave shqiptar shtetas të Kosovës të hapet rast “prishje e rendit dhe qetësisë publike” pasi që besohet se ata në bashkëveprim në një lokal mbrëmë në qytetin e Gjilanit kanë djeg një flamur shtetëror të Republikës së Kosovës”.
Të njëjtit këtë akt e kanë incizuar dhe shpërndarë në rrjete sociale.