Aktuale

Dje 6 të infektuar, ky është bilanci me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 294 testeve.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka njoftur dje për nodnjë pacient të shëruar nga Covid-19, ndonëse një ditë më parë ka raportuar se janë 912 të shëruar gjithsej në Kosovë.

Sipas IKSHPK, prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë e deri më tani janë regjistruar 1,269 raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus. Prej tyre, 31 pacientë kanë vdekur.