Aktuale

Dje 28 raste të reja me koronavirus, ky është bilanci në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje janë regjistruar edhe 28 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 228 testeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se rastet e reja kanë rezultuar pas mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë.

Në njoftim e IKSHPK-së po ashtu thuhet se të mërkurën janë shëruar 8 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të të shëruarve ka arritur në 921.

Deri tani në Kosovë janë konfirmar gjithsej 1,326 raste me koronavirus. Prej tyre, 31 kanë vdekur.