Aktuale

Djali rrah dhe kërcënon nënën me thikë

Dje rreth orës 17:40 në Fushë Kosovë policia e ka arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Nëna ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.