Aktuale

Djali nga Suhareka i tregon Policisë se ku i fshehu babai armët gjatë luftës

Pas 20 vitesh nga përfundimi i luftës dhe pasi i ka vdekur babai, një djalë nga komuna e Suharekës ka treguar se ku i ka fshehur disa armë prindi i tij.

Bëhet fjalë për një person nga Fshati Dubravë i Suharekës, i cili dje në mbrëmje ka njoftuar Policinë e Kosovës për armët e fshehura nga prindi i tij, shkruan FaktePlus.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47”, thuhet nga policia.

Me të marrë informatën njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 fishekë./FaktePlus