Aktuale

Djali nga Prishtina rreh babain, dërgohet në mbajtje

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën (babain e tij)”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Express/