ShowBiz

Djali i Michael Buble del nga spitali, është shëruar

Fakti që ishte përmirësuar ishte i ditur prej javësh, por tashmë lami është zyrtar. Noah, djali i këngëtarit Michael Buble i cili preku një botë të tërë pasi u prek nga kanceri, është shëruar, madje ka dalë nga spitali ku ishte i shtruar.

Djali i këngëtarit dhe i bashkëshortes së tij Luisana Lopilato, në vjeshtë u diagnostikua nga kanceri. Ky fakt u bë publik fillimisht nga vëllai i Luisana, Dario.

Mësohet se familja Buble është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Buenos Aires, prej nga është dhe Luisana.

Pas zbulimit të tumorit të të voglit Noah, Michael i braktisi të gjitha angazhimet për të qëndruar pranë të biri i cili ishte shtruar në Los Angeles.