Në një publikim të tij në rrjetet sociale, Jorgos Vutsis deklaron se ai është rrëmbyer gjatë një vizite me miq të tij në Aeroportin e Mexicos.
Sipas tij, problemet filluan që në momentin e nisjes nga Athina në drejtim të Londrës e për të vijuar dhe në Aeroportin e Londrës, ku sipas tij i krijonin probleme.
Sipas tij, sapo ka zbritur në Aeroportin e Mexico City, u ndal prej katër oficerëve civilë të shërbimeve sekrete, të cilët i bënë me dije se nuk kishte të drejtë të udhëtonte në drejtim të asnjë vendi të kontinentit amerikan për shkak të aktivitetit të tij si anëtar i ekstremit të majtë dhe organizatave anarkiste.
Qëndrimi i oficerëve nuk ndryshoi edhe pasi Vutsis ju deklaroi agjentëve se ishte i biri i kryeparlamentarit grek, që sipas tij, agjentët e dinin fort mirë.
Pasi është mbajtur 24 orë në izolim, ai është depërtuar më pas në Londër dhe prej andej nën shoqërinë e policisë britanike, në Athinë.
Jorgos Vutsis njihet se një prej anarkistëve më ekstremistë në vend. Ai është akuzuar prej autoriteteve greke si pjesëtar i një bande të armatosur që grabiste banka. Paratë nga këto grabitje, financonin armatosjen e organizatve terroriste greke, kryesisht organizatën “Komploti i Celulave të Zjarrit”.
Ende nuk ka ndonjë reagim për këtë pretendim nga kryesia e Parlamentit grek apo kryetari i tij Voutsi.