Në seancën komemorative kushtuar veprimtarit të shquar Adem Demaçit, para deputetëve dhe të pranishmëve tjerë ka folur edhe djali i Demaçit, Shqiptari. Ai tha se babai i tij do të jetë i qetë kur Kosova do të jetë më e organizuar.
“Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, tha shkurtë Shqiptari, transmeton Gazeta Express.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin edhe familjarët e Demaçit, pas fjalimeve për të, pjesëmarrësit u nisën për homazhe.
Demaçi cilësohet simboli i rezistencës kombëtare. Ai ka ndërruar jetë dje.