ShowBiz

DJ Solomun po rikthehet në Prishtinë! (Foto/Video)

Njëri prej top 15 DJ’ve më të mirë në botë po vjen sërish në Zone Club në Prishtinë, pas performancës së parë vitin e kaluar, për të cilën folën edhe mediat ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, ZoneClub pati zgjedhur një mënyrë unike për ta përmbyllur sezonin veror të klubit. Ishte DJ Solomun, dee-jay më i kushtueshëm që ka performuar ndonjëherë në Kosovë, i cili e kishte mbajtur turmën prej 2,000 njerëzve duke vallëzuar deri pas orës 12:00 të ditës, edhepse ai ishte i kontraktuar për të lëshuar muzikë për vetëm dy orë në Zone.

Përkundër rritjes stratosferike të popullaritetit të tij, Solomun nuk e ka harruar eksperiencën e tij në Prishtinë dhe ka kërkuar të rikthehet në Zone, për një performancë edhe më të mirë sesa ajo e vitit të kaluar. Tani data e performancës së tij në kryeqytetin tonë është caktuar dhe DJ Solomun do të vijë në Zone Club më 2 shtator 2016.

Detajet tjera do të zbulohen në ndërkohë, por ardhja e tij në Prishtinë tashmë është e konfirmuar.

Solomun tani është njëri prej DJ’ve më të mirë në botë.

Në 2015, Solomun ishte fitues për kategorinë Deep House nw DJ Awards Ibiza, ndërsa kishte fituar edhe titullin e Best DJ: Solomun nga revista DJ Mag Italia, dhe Best DJ #13 nga Resident Advisor.

12010631_982403155150450_2443552364554980245_o

Video e performancës së DJ Solomun në Zone vitin e kaluar: