Një zhurmë e madhe po ndodh mes Dj Blunt e Real 1 ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos.
Sharjet nuk kanë të ndalur mes Blunt, Real 1 dhe Gjiko, ndërsa deri tani vetëm Ledri nuk ka reaguar.
Edhe pse ishte Dj Blunt ai që e filloi gjithë këtë, ku shau rëndë Ledri Vulën, madje ai tha se Ledri u kishte thënë dyshes që ta merrnin për tu bërë pjesë e këngës “Nëse m’don ti”, e ky i fundit sipas Blunt ka thënë të mos merrej vesh nga label-i i tij që ai ishte shprehur ashtu.
Se si qëndron e vërteta e dinë vetëm vet këngëtarët në fjalë!
Edhe pse deri tani Ledri nuk ka reaguar, por ajo çfarë bie në sy është se Ledri vazhdon të ndjek në Instagram dyshen, Blunt dhe Real 1!