Edhe ditëve të para të javës vendi ynë do të mbetet nën ndikimin periferik të fushave të fuqishme anticiklonike që ndodhen në lindje të kontinentit, ndërkohë që masat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të shtrihen tutje mbi rajon dhe pjesën më të madhe të kontinentit europian.
Do të vazhdoj të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, ndërsa nëpër vise të ulëta dhe lugina, në mëngjes priten mundësi për mjegull.
Nga dita e premte, turbullira nga Atlantiku përgjatë Mesdheut pritet të sjellin vransira si dhe mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të luhaten nga +1C deri +3C, e ato maksimale nga 11C deri në 13C.
Era do të fryejë lehtë kryesisht nga jug-juglindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.
