Në ditën e fundit të muajit tetor gjashtë shtetet e Detit të Zi (Bullgaria, Rumania, Ukraina, Rusia dhe Turqia) shënojnë ditën e detit të përbashkët. 31 tetori është data, në të cilën gjatë 1996 shtetet bregdetare miratuan një plan strategjik të veprimit për rinovimin dhe ruajtjen e Detit të Zi.
Ai konkretizon Konventën e firmosur 4 vjet më përpara për Detin e Zi, nga e cila është e dukshme se bashkëpunimi ndërkombëtar për ruajtjen e këtij deti është një nismë relativisht e re – mezi 20 vjeçare.
I lidhur me Mesdheun dhe me Detin e Mermertë përmes ngushticave të Bosforit dhe të Dardaneleve, Deti i Zi është një nga pellgjet ujore më ngadalë rrjedhëse në botë. Mbase dhe prandaj dhe një pjesë e madhe nga thellësitë e tij janë të përmbushur me squfur, e cila ka dëbuar jetën në mbi 85 për qind nga vëllimi i tij. Vetëm shtresat më të larta 10-15 për qind nga ky det janë akoma “të gjalla”. Tek to zgjerohet mbretëria e organizmave anaerobe dhe të mbeturinave arkeologjike nga disa qytetërime të lashta, të konservuar mirë nga përbërjet me squfur. E quajnë të zi për shkak të karakterit të tij. Por mbase dhe për shkak të transparencës më të dobët të ujërave – mesatarisht rreth pesë metra, në ndryshim nga fqinji mesdhetar, ku vështrimi mund të depërtojë deri nën 30 metra thellësi.
Deti i Zi është shumë më pak i kripur se Mesdheu, sepse në të derdhin ujërat e katër lumenjve më të mëdhenj evropianë – Danub, Dnepër, Dnestër dhe Don. Pellgu i grumbullimit të ujit përfshin 21 shtete. Deti i Zi është mbase më pak i kripur në botë. 18 promilët e kripës e dallojnë nga të gjitha të tjerat, si dhe baticat dhe zbaticat të shprehura dobët dhe po kështu dhe mungesa e popullimit të rrezikshëm detar. Në të jetojnë 2 000 lloje kafshësh dhe rreth 1000 lloje bimësh. Për nga prejardhja flora dhe fauna e Detit të Zi është e përbërë prej 2 grupesh bazë të organizmave – imigrant mesdhetar dhe kaspik. Gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar filloi procesi i një humbjeje të shpejt të larmisë biologjike në pellg dhe sot peshqit në të janë shumë më modeste nga ajo e cila mund të kapet në Mesdhe.
Kuptimi i shpalljes së Ditës Ndërkombëtare të Detit të Zi është pikërisht kjo – të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj kërcënimeve për det – ndotja, peshkimi dhe ndërtimi në rajonet bregdetare. /KosovaPress/