Aktuale

Dita kur hapen kinematë dhe fillojnë punën taksitë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit, të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas asaj që ka njoftuar Ministria, lehtësimi i masave do të zhvillohet në TRI FAZA.

Faza e parë fillon nga 4 maji deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 2 qershor, ndërsa faza e tretë hyn në fuqi më 2 qershor, raporton FaktePlus.

Në fakt, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka specifikuar edhe cilat punë mund të fillojnë të kryhen dhe bizneset që do të hapen gradualisht.

E në FAZËN e TRETË që hyn në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen do të lejohen të punojnë disa kategori të bizneseve, ku bëjnë pjesë edhe Kinematë dhe Taksitë.

Në fakt, në FAZËN e TRETË do të fillojë operimi i bizneseve, si:

-transporti urban dhe ndër-urban,
-taksitë,
-gastronomia,
-provimet në arsimin e lartë,
-testi i maturës dhe arritshmërisë,
-hapja e kinemave, e teatrove, si dhe
-hapja selektive e aktiviteteve sportive./FaktePlus