Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, do të organizojnë një manifestim publik.
Organizimi kryesor do të mbahet në komunën e Graçanicës, ndërsa manifestime do të mbahen edhe në Pejë dhe në Mitrovicë.
Sipas një njoftimi në ceremoninë kryesore do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Fumihiko Tominaga, Analist i Programit për Mjedis, Klimë dhe Rezistencë ndaj Fatkeqësive i UNDP-së, Shkipe Deda-Gjurgjiali, Menaxhere për Mjedis, Klimë dhe Rezistencë ndaj Fatkeqësive në UNDP dhe përfaqësuesi i Agjencisë së Kosovës për Menaxhim Emergjent./KosovaPress/