“Isha i nderuar që përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së ta presë në New York, të organizuara nga misioni amerikan në OKB. Në mesin e shumë miqve amerikanë dhe nga mbarë bota, takova Ambasadoren Power, të cilën e falënderova për gjithçka ka bërë për Kosovën brenda OKB-së dhe jashtë saj” ka thënë Hoxhaj.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në New York ka marrë pjesë në pritjen e misionit amerikan në OKB, për nderë të 4 korrikut, pavarësimit të SHBA-së.
Në këtë pritje ku kanë qenë të pranishëm shumica e ambasadorëve të akredituar në Kombet e Bashkuara, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadoren amerikane në OKB, Samantha Power, të cilën edhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Isha i nderuar që përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së ta presë në New York, të organizuara nga misioni amerikan në OKB. Në mesin e shumë miqve amerikanë dhe nga mbarë bota, takova Ambasadoren Power, të cilën e falënderova për gjithçka ka bërë për Kosovën brenda OKB-së dhe jashtë saj” ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, Hoxhaj dhe Power kanë biseduar edhe për çështje të tjera të ndërlidhura me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata.