Rajon & Botë

Dita e dytë e pezullimit të luftimeve në Aleppo

Pezullimi i sulmeve ruse dhe siriane në Aleppo ka hyrë në ditën e dytë, përpara një armëpushimi të shkurtër që synon t’u mundësojë civilëve dhe rebelëve që të largohen nga qyteti i shkatërruar.

Pezullimi erdhi përpara bisedimeve në Berlin midis liderëve rusë, francezë dhe gjermanë për konfliktin pesë-vjeçare në Siri, shkruan afp.

Moska po mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Asad në luftën e saj me një gamë të gjerë të grupeve rebele, duke përfshirë edhe  sulmet  ajrore në qytetin e ndarë verior të Aleppos./KosovaPress/