Aktuale

Dita e çlirimit dhe ditëlindja, Vetëvendosje sot manifeston në sheshet e Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje organizon sot një tubim-manifestim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 17:00 dhe Vetëvendosje thotë se manifestimi do të mbahet duke respektuar rekomandimet e IKShP-së.

Nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se në shesh kanë paraparë që të dalin dhjetëra mijëra persona.

“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, kanë thënë nga LVV-ja.

Kreu i kësaj partie, Albin Kurti ditë më parë tha se në tubimin e sotëm do të respektojnë distancën.

“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, shkroi Kurti në Facebook.

Kreu i LVV-së, ka theksuar se krahas tubimit do të vazhdojnë edhe me mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje” anembanë Kosovës