Aktuale

Dita Botërore e Refugjatëve, Haradinaj thotë se Kosova e di më së miri ndjenjën e largimit

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve. E për këtë ka shkruar edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bashkëndjejnë me njerëzit që braktisin tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës. E që për këtë Haradinaj ka theksuar që Kosova më së miri e di këtë ndjenjën e largimit nga atdheu.

“Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, bashkëndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.

Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira! RH”, ka shkruar Haradinaj.

the authorBurbuqe Metolli