Në Prishtinë është mbajtur një konferencë e cila ka të bëjë me përmirësimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë.
Organizimi u saj u mundësua nga një bashkëpunim në mes Zyrës së Bashkimit Evropian, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë. Me këtë rast i pranishëm ishte Drejtori i Shërbimit korrektues Sokol Zogaj, dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, njofton Klan Kosova.
Konferenca pati qëllim fillimin e një projekti, i cili do të mundësojë trajtim më të mirë ndaj të burgosurve dhe avancim të të drejtave të tyre.
Në kuadër të kësaj do të përfshihet edhe trajtimi më i mirë shëndetësor ndaj tyre. Ky projekt pritet të jetësohet në 23 muajt e ardhshëm.