Aktuale

Diskutohet për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit

Komisioni Parlamentar për të pagjeturit ka diskutuar sot për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit ku për të dhënë informata para anëtarëve të Komisionit ka qenë i ftuar kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj.

Anëtarët e Komisionit janë interesuar për takimet mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në lidhje me të zhdukurit ndërsa deputetja e AAK-së e ka pyetur Gjetajn se nëse të pagjeturit duhet të quhen martir apo viktima civile, ai është përgjigjur se i quan të zhdukur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit dha edhe disa informata sa i përket punë gjatë vitit 2016 ku tha se janë realizuar 2 takime rajonale dhe 3 takime të grupit punues./KosovaPress/