Arsim & Kulturë

Diskutime e lexime në natën e dytë të Festivalit të Letërsisë-polip

estivali Ndërkombëtar i Letërsisë – polip, në natën e dytë vazhdon me dy panele diskutimesh, kurse në mbrëmje do të vazhdojnë leximet e autorëve dhe pjesa muzikore.

Paneli i parë “Gjinia, Letërsia dhe Media: eksperiencat e ekzilit” fillon sot nga ora 16:00, në Qendrën Multimedia, me panelistë Aicha Arnaout, Entela Tabaku Sorman, Kefah Ali Deeb nga Siria, Gani Jakupi; artist kosovar që jeton në Barcelonë dhe Bernhard Studlar nga Austria. Aicha Arnaout është shkrimtare e njohur siriane me origjinë nga Kosova. Ajo tash e shumë vite jeton e krijon në Francë. Entela Tabaku Sorman është shkrimtare shqiptare e cila jeton dhe krijon në Suedi.

Paneli i ditë “Fuqia nga fanatizmi- definimi i furisë së të djathtës”, fillon nga ora 18:00, kurse panelist janë shkrimtari i famshëm amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, Gregory Pardlo, pastaj shkrimtari best-seller nga Izraeli Nir Baram dhe shkrimtari i mirënjohur grek Theodoros Grigoriadis.

“Në mbrëmje do të vazhdohet me programin muzikor dhe të leximeve. Muzikë do të bëj Krajl Çaçka nga Serbia, kurse lexojnë shkrintarja shqiptaro-suedeze Entela Tabaku Sorman, Nina Cara nga Shqipëria, shkrimtari e publicist Kosovar Bardh Frangu, poeti i njohur Kosovar Arben Idrizi, shkrintari grek Theodoros Grigoriadis, shkrimtarja siriane Kefah Ali Deeb dhe shkrimtari austriak Bernhard Studlar. Mbrëmja do të mbyllet me prezantimin e këngëtares dhe artistes nga Kosova që jeton në Gjermani, Fatime Kosumi”, thuhet në një njoftim të Qendrës Multimedia.

Hyrja në të gjitha aktivitetet e festivalit polip është gratis. Përkthimi bëhet në gjuhën shqipe dhe angleze./KosovaPress/