Disa policë u vranë sot në Almaty, kryeqendra ekonomike në Kazakistan pas sulmeve që kishin si objektiv stacionet e policisë dhe shërbimet speciale kazake, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij shteti në Azinë Qendrore.
“Ka të vdekur në mesin e forcave të policisë. Një prej agresorëve u arrestua, një person tjetër është shpallur në kërkim”, bëri të ditur Ministria nëpërmjet një deklarate, duke njoftuar krijimin e një operacioni të gjerë “antiterrorist” në qytet dhe drejtuar thirrje qytetarëve për të mos dalë nga shtëpitë e tyre.
Tags:Kazakistan