Si pasojë e përleshjes mes protestuesve e forcave policore, mësohet se ka disa të arrestuar në protestën në Mushtisht të Suharekës, raporton Koha.net.
Ndërkaq, mësohet edhe për një polic të lënduar.
Kundërshtojnë kthimin e serbëve në Mushtisht, policia ndërhyn me gaz lotsjellës kundër protestuesve
Forca speciale të Policisë së Kosovës, që kanë dalë për të mbajtur rendin e protestës në Mushtisht, kanë nisur të përleshen me protestuesit.Ata kanë nisur të hedhin sprej lotsjellës kundër protestuesve.
Protestë në Mushtisht kundër kthimit të serbëve
Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë bllokuar rrugët kryesore të këtij fshati pas paralajmërimeve se në këtë fshat do të qëndrojnë për vizitë serbët e zhvendosur nga ky fshat gjatë luftës.
Banorët e Mushtishtit, këtë veprim e kanë quajtur provokim nga ana e serbëve dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë kthimin e tyre “derisa të zbardhen të gjitha krimet që janë kryer nga ta dhe të kërkojnë falje”, raporton gazetarja e KTV-së nga terreni.
Pas një rezistence me pjesëtarë të policisë rrugën kryesore të këtij fshati ka dal ta sigurojë njësia speciale.
Banorët nuk u janë përgjigjur kërkesave të shumta të policisë për të liruar rrugën.
Në Mushtisht po protestohet kundër kthimit të serbëve